Gjatë u sulmua kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani.
Sipas një statusi të Bahri Zabelit, Mehani është rrahur nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje për sulm fizik ndaj kryetarit të këtij subjekti politik në degën e Skenderajt, Hysni Mehani.
Më 10 prill të këtij viti, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Hysni Mehani, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me kryetarin e Skenderajt duke iu referuar ‘Sami Serbia’. Ky ironizim ishte në kontekstin e aksionit ku u mbyllën struktura paralele në Skenderaj dhe u drejtohej atyre që e quanin Kurtin “Albin Serbia” dhe e akuzonin për cenim të raporteve me SHBA-në për shkak të aksioneve në veri.
Pra, mesa duket, qëllimi i Mehanit ishte të shpërfaqte standarde të dyfishta e jo t’ia mvishte ndonjë epitet Lushtakut.
“Sami serbia 😋 po na prish me Ameriken duke i mshele strukturat paralele pa koordim me miqte tane amerikane. Rrnofte Amerika dhe miqte tane, poshte Sami Serbia”, kishte shkruar Mehani.




