Valon Prestreshi do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai i hyn garës me një formim solid arsimor dhe politik.
Prestreshi garon me numrin 108 në listën garuese të LDK-së.
Postimi:
Të dashur qytetarë, miq e bashkëudhëtarë,
Për shumë njerëz, emri im lidhet me një periudhë kur, si pjesë e Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, u përballëm me monopole të fuqishme, me padrejtësi në treg dhe me abuzime që rëndonin qytetarin e zakonshëm. Andaj edhe kemi vepruar.
Sepse gjithmonë kam besuar një gjë:
shteti duhet t’i mbrojë qytetarët, jo interesat e ngushta.
Por rrugëtimi im publik nuk fillon aty.
Unë, Valon Prestreshi, shtetas i Republikes se Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ku ne NYC jame rritur dhe shkolluar ndersa ne Kosove jam rritur dhe zhvilluar politikisht në familjen e madhe të Lidhja Demokratike e Kosovës, duke kaluar çdo hallkë të organizimit dhe angazhimit politik.
Kam shërbyer si:
Ish-Kryetar i Forumit Rinor të Lidhja Demokratike e Kosovës në Obiliq,
Ish-Sekretar i Degës,
Ish-Delegat i Kuvendit të Lidhja Demokratike e Kosovës,
Ish-Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm,
Anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të Lidhja Demokratike e Kosovës,
ndërsa sot:
Kryetar i Nëndegës së Sofalisë,
dhe Anëtar i Kryesisë së Degës së Dytë në Prishtinë.
Pasi mora besimin e Degës së Dytë në Prishtinë, sot me nder e përgjegjësi ju njoftoj se Lidhja Demokratike e Kosovës më ka zyrtarizuar kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Garoj për herë të parë në jetën time.
Nuk vij nga politika e privilegjeve.
Vij nga puna, përballja dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me problemet e qytetarëve.
Prandaj sot, me përulësi dhe besim, kërkoj mbështetjen e popullit të Kosovës.
Për një zë që nuk hesht përballë padrejtësisë.
Për një përfaqësim që nuk shitet.
Për një Kosovë ku ligji vlen për të gjithë njësoj.
Rruga sapo ka filluar. 108 LDK
VP




