13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Hysen Durmishi mbetet jashtë listës së VV-së për deputet: Me kërkesën time

Ish-deputeti i VV’së, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Të dashur qytetarë,

Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje.

E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen.

Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë”, shkroi ai.

Durmishi ka qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti 2, e më pas edhe ushtrues detyre i Ministrit, pas dorëheqjes së Liburn Aliut.

TË FUNDIT

TË FUNDIT