15 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Maj, 2026
spot_img
spot_img

I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi

Një shtetas serb i cili ishte duke hyrë në Kosovë është ndaluar në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas njoftimit të Policisë, vetura është ndalur për kontroll dhe më pas i janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës.

Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë.

“PKK Merdarë 11.05.2026-16:25. Raportohet se në hyrje nga Serbia është ndaluar për kontroll vetura me targa serbe që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veture janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT