18.2 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Disa zona të Mitrovicës mbesin pa ujë për shkak të punimeve në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

Sipas njoftimit, pa ujë do të mbesin rrugët “Evlia Qelebia”, “Hilmi Kajtazi”, “Behram Mehmeti”, “Beteja e Koshares” dhe “Hoxhë Kadri Prishtina”, si dhe fshatrat Stan Terg dhe Kqiq i Madh.

Nga KRU “Mitrovica” është bërë e ditur se ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë për sanimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt.

Kompania ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT