18.2 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Organizata terroriste serbe kërcënon Kurtin me eliminim fizik

Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë në rrjetet sociale, thuhet “Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

“Severna Brigada” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës, ndërsa mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të Kosovës.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga institucionet e sigurisë lidhur me këtë mesazh.

Kurti atëherë deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT