18.2 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Fejza: Kosova nuk ka pasur nevojë për zgjedhje të reja

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, pavarësisht përpjekjeve që, sipas saj, janë bërë për të shmangur këtë proces.

E ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Fejza tha se takimet e zhvilluara ditëve të fundit, por edhe ato të mbajtura më herët gjatë periudhës së diskutimeve politike, tregojnë shumë për qasjen e Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik.

“Jemi përpjekur prej fillimit, kur u shfaq sfida e zgjedhjes së presidentit, dhe kemi thënë vazhdimisht se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja”, u shpreh ajo.

Fejza theksoi se mbështetja për Lëvizja Vetëvendosje vazhdon, por shtoi se nuk është korrekte që një parti politike të synojë të ketë 80 deputetë.

“Nuk është e shëndetshme për demokracinë”, deklaroi ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT