18.2 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

BE’ja ia ‘numëron’ ditët Qeverisë: Bllokada politike rrezikon ‘avullimin’ e fondeve milionëshe pas afatit të qershorit

Kosova po lëshohet drejt një ‘humnere’ financiare që mund të peshojë dhjetëra miliona euro, si pasojë e bllokadës institucionale dhe mungesës së një Kuvendi efektiv. Megjithëse Bashkimi Europian ka alokuar një shumë marramendëse prej 882.6 milionë eurosh për vendin, qasja aktuale e institucioneve po vë në rrezik serioz transferimin e këtyre mjeteve.

Sipas Bashkimit Europian, çelësi i këtyre parave mbetet zbatimi i Agjendës së Reformave, një proces që kërkon vendimmarrje të shpejtë, e cila aktualisht mungon për shkak të ngërçit politik.

Në një përgjigje zyrtare për Kallxo.com Komisioni Europian ka qenë i prerë sa i përket pasojave të vonesave. Institucioni ka vënë në dukje se koha nuk premton, sidomos pas vonesave që janë shënuar tashmë në ratifikimin e marrëveshjeve jetike. Brukseli bëri të qartë se 30 qershori 2026 shënon limitin e ‘durimit’ për hapat e parë reformues.

“Me përfundimin e periudhës së parë të tolerimit (grace period) më 30 qershor të këtij viti për 13 hapa reformues, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk shënon progres në zbatimin e Agjendës së Reformave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

TË FUNDIT

TË FUNDIT