14 C
Mitrovice
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Rivaliteti që ndez basketbollin kosovar: Trepça kërkon ‘mbretërinë’, Bashkimi synon hakmarrjen

Përballjet finale për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll nisin këtë fundjavë në palestrën ‘Minatori’, raporton Klankosova.tv

Kampioni në fuqi, KB Trepça, do ta presë skuadrën prizrenase KB Bashkimi, pas një edicioni të gjatë e spektakolar, ku të dyja ekipet kanë dhuruar basketboll cilësor dhe emocione të forta për tifozët.

Këta dy emra të mëdhenj të këtij sporti në Kosovë u ballafaquan edhe në finalen e edicionit të kaluar, ku mitrovicasit triumfuan me rezultat 4:2 në seri.

Po ashtu, janë takuar edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, të cilat përfunduan me triumfin e “Xehetarëve”.

Ndeshja e parë zhvillohet të dielën, ndërsa kampion do të shpallet klubi që arrin katër duele të finales.

TË FUNDIT

TË FUNDIT