Një trast tragjik ka ndodhur sot në Ferizaj, ku ka vdekur një foshnje e porsalindur, gjë për të cilën po dyshohet nëna.
Ekipi i Klan Kosovës duke raportuar nga atje është sulmuar të porsalindur.
Në një moment gjatë raportimit nga Prelezi i Muhaxherëve, një person ka thyer kamerën e ekipit.
“Kemi raportuar gjatë tërë ditës, kanë ardhur këtu dhe e kanë thyer komplet kamerën e televizionit. Një veturë u ndal para veturës sonë, një person doli, e hapi bagazhin e veturës dhe nga aty nxori një shkop, shufër metalike, nuk dija saktësisht ka ishte, dhe me të iu drejtua kameramanit Arben Restelica, i cili ishte duke u bërë gati për transmetim direkt, dhe duke e lëshuar kamerën”, ka thënë gazetarja Qëndresa Tërshani.




