18.2 C
Mitrovice
E hënë, 22 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Kurti kërkon statusin e vendit kandidat, shefja e Zyrës së BE-së: Nuk mundemi thjesht t’jua japim, bindini 27 shtetet anëtare

Eva Palatova, Shefe e Zyrës së BE-së tha se Kosova nuk mund “thjesht ta marrë” automatikisht statusin e kandidatit për BE.

“Ju duhet t’i bindni 27 shtetet anëtare”, deklaroi ajo, në praninë e Albin Kurtit, Kryeministër në detyrë.

Sipas saj, BE pret zgjedhje të lira dhe institucione funksionale pas procesit zgjedhor.

“Kosova është dhe duhet të mbetet një demokraci e gjallë”.

Palatova kërkoi edhe avancim të reformave dhe dialogut.

“Ne llogarisim në zbatim me mirëbesim.”

Ajo theksoi se shtetet e BE-së po përcjellin trajtimin e komuniteteve joshumicë dhe stabilitetin institucional në Kosovë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT