Kampioni në fuqi i basketbollit kosovar, KB Trepça, ka siguruar finalen pas një përballjeje dramatike ndaj KB Peja.
Mitrovicasit triumfuan në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të “play-off”-it me rezultat 96:103.
Pas fitores, Trepça reagoi shkurt, por fuqishëm në rrjetet sociale: “Jo në nivelin tonë! Jeni 🤏 [të vegjël] për TREPÇËN!”
Në anën tjetër, skuadra pejane e cilësoi këtë sfidë si një luftë të madhe deri në sekondat e fundit, raporton Klankosova.tv
Ndërkohë, rivaliteti vazhdoi edhe jashtë parketit, me tifozëritë që vërshuan në komentet e faqeve zyrtare të të dy klubeve.
Trepça publikoi edhe një tjetër postim talljeje ndaj klubit tjetër me mbishkrimin “Festa vazhdon me sofrën Pejane”, i shoqëruar me një video festive me muzikë. /Klankosova.tv



