Skuadra e KB Trepçës ka shënuar fitore ndaj KB Pejës dhe është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultatin 96:103, shkruan Indeksonline
Basketbollisti me më së shumti pikë në këtë ndeshje ishte, Bracey i Pejës – me 31 pikë, katër kërcime dhe tetë asiste.
Kurse te Trepça më i miri në fushë ishte Vining – me 24 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.
Skuadra e KB Trepçës në finale e pret fituesin e ndeshjes, Bashkimi vs Bora./Indeksonline/




