9.7 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

E rëndë: Vdes 49 vjeçarja që u dërgua me lëndime në kokë në Spitalin e Mitrovicës

Një grua nga Shipoli u dërgua sot në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” rreth orës 06:30 të mëngjesit.

Ekipet emergjente të QKMF-së në Mitrovicë kishin ndërhyrë rreth orës 06:20 të mëngjesit në këtë rast me lëndime serioze, rast ky për të cilin raportoi “Mitropol”, duke iu referuar burimeve të veta.

Pacientja ishte gjetur nga ekipet shëndetësore pa vetëdije, me lëndime serioze në kokë.

Bëhej fjalë për një grua 49 vjeçare.

Pas trajtimit dhe kryerjes se CT-së së kokës në Spitalin e Mitrovicës, e njejta ishte referuar për në QKUK si rast i sulmit në tru.

Mirëpo, mësohet se e njejta tashmë ka humbur jetën.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Policia e cila siç mësohet pak momente më parë ndodhej pranë shtëpisë të së ndjerës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT