9.7 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kurti për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e Studimes, të vrarë dhe masakruar mizorisht nga forcat serbe, më 2 maj të 1999-tës.

Në një postim, Kurti u shpreh se këto krime nuk harrohen, nuk falen dhe nuk zbehen me kohën.

“Pa drejtësinë për viktimat shqiptare, për fëmijët dhe pleqtë e Studimes, Serbia nuk radhitet dot mes shteteve dhe kombeve që ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi vlerat njerëzore”, shkroi Kurti.

Duke përmendur dy dënimet e dhëna nga drejtësia ndërkombëtare, Kurti shprehet se krimet në Studime të Poshtme dhe të Epërme mbesin një plagë e hapur, derisa të arrihet drejtësia e plotë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT