Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, ku një grua ka mbetur e lënduar pas një konflikti në ambientet familjare.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Peran. Pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, bashkëshorti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas raportimit të rastit, të dy palët janë shoqëruar në stacion policor. Viktimës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.
Burimet bëjnë të ditur se gruaja ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar dhe ka refuzuar strehimin si dhe urdhrin mbrojtës, duke u larguar më pas me vullnet të lirë tek familja e saj së bashku me fëmijët.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë



