12.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Në kohë të paqartësive politike SHBA-Evropë, kongresmenët amerikanë intensifikojnë angazhimin për Kosovën

Që nga ardhja e Donald Trump në pushtet në mandatin e dytë, politika e jashtme amerikane pothuajse ka ndryshuar për 180 gradë. Lufta e fundit në Iran, ka shkaktuar edhe një përçarje të SHBA-së së Trumpit me Evropën.

Sot është bërë e ditur se Trump ka vendosur që për një periudhë një vjeçare t’i largojë nga Gjermania një numër të konsiderueshëm të ushtarëve, pas mospajtimeve me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Megjithatë në këtë kohë të paqartësive politike të raportit të SHBA-së me Evropën, kongresmenët amerikanë kanë intensifikuar angazhimin e tyre në përkrahjen e Kosovës në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Më 30 prill, tre kongresmenët amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë kanë iniciuar një Rezolutë përmes të cilës përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Gjithashtu është kërkuar që SHBA të inkurajojë katër shtetet mos-njohëse të Kosovës, anëtare të NATO-s, që ta ndryshojnë qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës.

Përveç kësaj Rezolute, kongresmeni amerikan Ritchie Torres, ka iniciuar një tjetër Rezolutë përmes së cilës kërkohet që trupat amerikane të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, meqë problemi në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdon.

Siç ka shkruar Torres në këtë Rezolutë, tërheqja e mundshme e trupave iu konvenon vetëm atyre që nuk e duan stabilitetin e rajonit./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT