Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar rreth emërimeve të fundit që i ka bërë kryeministri në detyrë Albin Kurti, në pozitat e zëvendësministrave.
Çitaku, ka thënë se kjo ‘’nuk është funksionim institucional’’ dhe se, ‘’është mentalitet abuzues ndaj shtetit’’.
Postimi:
Në universin e Albin Kurtit, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe Qeveria nuk është në detyrë.
Njeriu vazhdon të emërojë zëvendësministra, të hapë konkurse për pozita të larta në shërbimin civil, të bëjë emërime e shkarkime gjithandej, sikur asgjë nuk ka ndodhur.
Ky nuk është funksionim institucional. Është mentalitet abuzues ndaj shtetit.
Kur pushteti sillet sikur institucionet janë pronë private, demokracia dëmtohet dhe qytetarët nënçmohen.
#KrejtDheDrejt




