3.6 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ndalohet për 48 orë ish-këshilltari i Kurtit, avokati: Arsye denoncimi i dyshimeve për abuzime seksuale në BIK

Ish-këshilltari i kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Durim Berisha, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Berishës, Ngadhnjim Makolli.

“Policia me Urdhër të Prokurorit, ka ndaluar për 48 orë klientin tim, Durim Berisha. Ky ndalim vjen pas denoncimit publik në Facebook rreth dyshimeve për keqpërdorim seksual në BIK”, ka shkruar avokati.

Berisha në profilin e tij në “Facebook” ka publikuar vazhdimisht shkrime ku hedh akuza për keqpërdorime seksuale në BIK.

Ai kishte përmendur edhe kërcënime që pretendon se i janë bërë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT