Mërgimtari Halil Istogu ka shprehur pakënaqësi të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nuk ka pranuar t’i japë dorën gjatë homazheve.
Sipas tij, qeverisja e Kurtit ka sjellë përçarje në vend. “Na ka futur në përçarje, e ka përçarë krejt popullin e Kosovës”, deklaroi Istogu.
Ai theksoi se në fillim kishte pasur pritshmëri të larta nga Kurti.
“Kur ishte kandidat për herë të parë për kryeministër, kam pasur dëshirë të fitojë, sepse kam menduar se do të ketë ndryshim. Por, prej gjashtë vitesh që vij nga Gjermania, nuk shoh asnjë ndryshim”, u shpreh ai.
Istogu shtoi se sot kishte ardhur nga Gjermania për të nderuar familjarët dhe nuk e konsideroi të arsyeshme t’i flasë kryeministrit.
“Nuk e meriton t’i flasësh Albin Kurtit, pasi për gjashtë vjet nuk ka realizuar asnjë premtim. Ka menduar që edhe unë bëj si mërgimtarët tjerë që i hidhen për qafe. Erdhi aty kot, nuk i fola as Albulenës”, tha ai.
Ai kritikoi gjithashtu edhe diskursin politik në Kuvend, duke përmendur sulmet ndaj liderëve të tjerë.
“Në Kuvend sulmohet edhe Ramush Haradinaj dhe askujt nuk i vjen turp të kundërshtojë një komandant”, përfundoi Istogu.



