7.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Bashkëpunimi i mundshëm me Osmanin në zgjedhje, Lushaku-Sadriu: S’ka kundërshtime, dëshirojmë një LDK më të fortë

Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu pas takimit që patën me U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë para gazetarëve se LDK ka hapur dyert për të gjithë ata që besojnë në vlerat tradicionale të kësaj partie.

“LDK me gjithë traditën e saj, është shtëpi e madhe, i ka hapur dyer për bashkim për ata që besojnë në vlerat tradicionale të LDK-së. Dyert janë të hapura. U bëjë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të na bashkohen të vijnë të aktivizohen për t’i dhënë Kosovës të bëjë një zgjedhje më të mirë që e zhvillon Kosovës”, tha ajo.

Kur u pyet nëse në parti ka kundërshtime për bashkëpunim eventual me Vjosa Osmanin në zgjedhje, ajo tha se nuk ka diçka të tillë, pasi dëshirojnë një LDK të fortë dhe më konkuruese.

“Absolutisht rreth kësaj ideje të bashkimit qëndrojmë të gjithë, fort. Ka diskutime se cila është forma më e mirë se si do duhej të dukej platforma jonë, por nuk ka kundërshtime për persona, sepse të gjithë ne po e dëshirojmë një LDK më të fortë, më konkuruese, dhe e besojmë thellë që vetëm LDK mund të jep institucione më stabile, ta poziciojë Kosovën ndërkombëtarisht më mirë dhe që jeta e qytetarit të jetë më e mirë”, tha ajo.

/Reporteri.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT