Ka përfunduar takimi i U.D e Presidentes, Albulena Haxhiu me partitë politike për datën e zgjedhjeve.
Në këtë takim, 7 qershori është parë si datë më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se në këto zgjedhje PDK do të shkojë si parti por që brenda listës do të ketë risi dhe emra e figurra tjera.
“PDK do të shkon në zgjedhje, Lista e partisë së PDK-së, brenda listës do të ketë edhe risi edhe emra e figura tjera”, tha ai para gazetarëve.
Anëtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pas takimit tha se si parti kanë qenë dakord që data të jetë 7 qershori, duke qenë se një datë të tillë e kishte kërkuar edhe KQZ-ja për shkak të mobilizimit për organizimin e zgjedhjeve.
“Si LDK dhamë opininionin që brenda kornizave të shpallet data 7 qershori si datë e zgjedhjeve, me që ishte një arsyetim që KQZ ka kërkuar me që i nevojitet më shumë mobilizim për organizimin e zgjedhjeve. Jemi dakord me datën 7 qershor”., tha Lushaku-Sadriu.
Ardian Gjini i AAK-së tha se në takim kishte dakordancë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori.
“Prej asaj që pamë në takim me Haxhiun, ka një dakordancë që data e zgjedhjeve të jetë 7 qershori, edhe ne jemi pajtu edhe pse skemi pasur preferencë Zgjedhjet janë shansë për vendin, edhe pse pak kush i ka dashtë tashi. Po bëhemi gati me ja dhënë Kosovës atë që i duhet. Populli i Kosovës duhet me shfrytëzu këtë shans të zgjedhjeve të datës 7 qershor”, tha Gjini para gazetarëve./Reporteri




