6.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Lutfi Musiqi, intelektuali që la karrierën në Angli për t’u flijuar në Koshare

Historia e dëshmorit Lutfi Musiqi është historia e një të riu me inteligjencë të lartë, me vizion dhe me një të ardhme të sigurt përpara, i cili në vend të rehatisë personale zgjodhi rrugën e sakrificës për atdheun.

Teksa po ndërtonte karrierën e tij profesionale në Angli si inxhinier dhe po ngjitej me hapa të shpejtë falë aftësive të jashtëzakonshme intelektuale, Lutfiu mori vendimin më të madh të jetës: të linte gjithçka pas për t’iu bashkuar luftës çlirimtare.

I ri, simpatik, i hijshëm dhe me sharm prej një djali të zgjuar që premtonte sukses në çdo fushë të jetës, ai mbylli valixhet e karrierës dhe i hapi ato në frontin e luftës, aty ku Kosova kishte më së shumti nevojë për bijtë e saj.

Në vend të projekteve, zyrave dhe një jete të qetë në perëndim, Lutfi Musiqi zgjodhi armën dhe idealin e lirisë, duke dëshmuar se dashuria për atdheun ishte më e madhe se çdo ambicie personale.

Ai ra heroikisht në Beteja e Koshares më 30 prill 1999, duke hyrë përgjithmonë në panteonin e dëshmorëve të Kosovës.

Sot, Vushtrri e kujton me nderim këtë bir të saj të rrallë, emrin e të cilit e mbajnë një shkollë dhe një rrugë, si shenjë se sakrifica e tij nuk harrohet dhe se historia e tij vazhdon të frymëzojë brezat.

TË FUNDIT

TË FUNDIT