Nën drejtimin e kryesuesit, z.Safet Kamberi, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Faton Peci, nënkryetarit, z.Enis Osmani, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 8-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht mbledhja nisi me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së ish ushtarit të UÇK-së, Bacës Ajet Uka nga Zhabari i Mitrovicës, i cili është ndarë nga jeta sot me datë 29 Prill.
Më pas u propozuan disa pika shtesë për rend të ditës; Rishqyrtimi i Vendimit të KK-së Nr. 02-060/01-014451-11/26 për formimin e komisionit për rivlerësimin e gjendjes ekonomiko sociale të familjeve përfituese të banesave sociale; Raport teknik mbi vlerësimin e dëmeve mbi rrëshqitjen e dheut në lagjen Bair, si dhe Plani i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026.
Në vazhdim u miratuan këto pika; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Draft-Rregullorja për plotësim të Rregullores Nr. 01/2022 Për organizimin, kompetencat dhe përgjegjësitë e Administratës Komunale; Propozim vendim për bartjen e të hyrave vetanake të pashfrytëzuara në vitin 2025 dhe vitet paraprake, në vitin 2026; Propozim vendim për kompensimin e anëtarëve të komiteteve konsultative, komiteteve tjera, kryetarëve të këshillave lokale dhe komisioneve ad hoc të formuara nga Kuvendi i Komunës, për vitin 2026; Propozim vendim për subvencionimin e fëmijëve me autizëm; Propozim vendim për vendosjen e pllakës përkujtimore heroit Driton Veliu; Propozim vendim për caktimin e sasisë së përhershme të Muzeut të qytetit të Mitrovicës; Propozim vendim për shfuqizim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0005630-18/26, dt. 10.02.2026 për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve në Bordet e Drejtorëve të NPL-ve; Propozim vendim për shfuqizim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06-4136/10 dt. 02.08.2010; Kërkesa e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Mitrovicë, për mbështetje financiare; Kërkesa e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Mitrovicë, për mbështetje financiare; Kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Mitrovicë, për mbështetje financiare; Kërkesa e Lidhjes së Invalidëve dhe Viktimave Civile të Luftës – Dega në Mitrovicë, për mbështetje financiare; Raport financiar për periudhën janar-mars 2026; Rishqyrtimi i Vendimit të KK-së Nr. 02-060/01-014451-11/26 për formimin e komisionit për rivlerësimin e gjendjes ekonomiko sociale të familjeve përfituese të banesave sociale; Raport teknik mbi vlerësimin e dëmeve mbi rrëshqitjen e dheut në lagjen Bair, si dhe Plani i Punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2026.
Ndërkaq, pika e rendit të ditës Raport i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara në biznese nga vërshimet është tërhequr për t’u shqyrtuar në mbledhjen e radhës të KK-së.




