Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se për 75 ditë ka pasur mundësi të thërrasë seancë për zgjedhjen e Presidentit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Sipas tij, thirrja e seancës në momentin e fundit e ka shndërruar procesin në një “spektakël të natës”, të fokusuar në fajësim dhe viktimizim politik.




