12.6 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Nga LDK i përgjigjen Kurtit: Na ftoi sa për t’ia bërë kuorumin për ta zgjedhë Feride Rushitin – a i ka 66 vota për kandidaten tonë?

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, pas ofertës së tij dredharake për LDK’në që t’i dorëzojë nënshkrimet dhe emrin e kandidatit për President.

Lushaku vuri në pah se ftesa e Kurtit ishte vetëm sa për t’u mundësuar kuorumi ashtu që të mund të votohet kandidati i LVV-së.

“I kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK merr vendim. Abdixhiku ka thënë se mund të jetë Vjosa Osmani. Ajo që kemi dilemë ishte që ftesa ishte për me ba një kandidate e dytë që me iu mundësu kandidates së VV’së me u zgjedh. 15 nënshkrimet tona shkojnë për kandidatin që LDK mund ta kandidojë, e jo si kandidate e dytë”, ka deklaruar Lushaku Sadriu.

“Nuk ia ka dhanë populli me pas Presidentin. S’mundet me pas krejt shtetin e Kosovës.Katër muaj ka pas kohë, kemi dhënë gjithcka. Këto janë drama të momenteve të fundit, për me kriju përshtypje që ka ende hapësirë. A i jep ai 66 vota për kandidaten/kandidatin e LDK’së, kjo është pyetja?”, ka deklaruar ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT