9.5 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

“Po e zgjedhim sot karate. Pastaj te shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, mesazhi i njërit prej deputetëve të VV-së e qet “zhveshur” qëllimin e VV-së për zvarritjen e zgjedhjeve

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar nga Ekonomia Online gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa dërgonte një mesazh lidhur me zhvillimet në këtë proces.

Në mesazhin e dërguar, deputeti ka përdorur edhe shprehjen “karate”, duke përmendur më pas edhe mundësinë e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në seancë.

“Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ka shkruar ai.

E, lidhur me këtë mesazh të deputetit të VV-së, Ekonomia Online ka pyetur edhe shefen e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Arbërie Nagavcin.

Ajo, ka thënë se nuk mund të jep përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se nuk ka pare se çfarë është shkruar në atë mesazh.

“Tani unë nuk di çfarë kanë shkruar aty apo çfarë raportimi, nuk mund të jap përgjigje për gjërat që nuk i kam parë”, tha ajo.

Me këtë mesazh, deputeti i VV-së ka shpërfaqur “zhveshur” qëllimin e VV-së për zvarritjen e zgjedhjeve në muajt e verës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT