9.5 C
Mitrovice
E martë, 28 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar dhe ka treguar se si shkon procedura e rundeve për zjedhjen e presidentit

“Unë së pari po i referohem asaj se çfarë tha Haxhiu në fillim, ajo e interpretoi në mënyrë arbitrare aktgjykimin e vitit 2011, ndërsa la të kuptohet dhe tha që deputetët që s’kan marrë leje mirëkuptim, nuk ka gajle që s’jon prandaj po vazhdojmë, ajo ishte arsyeja”.

“Në aktgjykimin kur është zgjedhe z. Thaçi, është konfirmuar një pjesë, ose pjesa dërmuese e aktgjykimit 2011, që do të thotë dy herë të parat duhet me qenë dy të tretën herën e parë për me kalu ne raundin e dytë, përkatësisht do të thotë, herën e dytë për të kalu në raundin e tretë dhe tretën ka ndryshu në 61 dhe është hjek ajo që ka citu Haxhiu që thoshte duhet të jenë me leje. Ajo dispozitë nuk vlen më dhe këtë e ka konfirmuar edhe para një muaj gjykata ne aktgjykimin e fundit mënyrë të qartë se deputet e popullit, nuk mund detyrohen”, ka thënë Hasani në Klan Kosova.

Ai poashtu tha se në momentin se kur e ka parë (Albulena Haxhiu) se nuk janë 80 deputet në sallë, atëherë është dashtë se nuk mund të vazhdojnë tutje.

TË FUNDIT

TË FUNDIT