11.7 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Kica-Xhelili – LVV-së: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të tregojë se a i ka 66 vota për Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“2 orë seancë për të MOS u përgjigjur në NJË PYETJE: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin? Sepse nëse i keni, thuajeni qartë. Publikisht. Pa e keqpërdorur Kuvendin për improvizime. E nëse nuk i keni, atëherë duhet ta pranoni të vërtetën: seanca u ftua ekskluzivisht për bartje faji. Për t’a përdorur procesin për propagandë. Ne e kemi dhënë një propozim konkret. Një emër. Një rrugëdalje. Një mundësi reale për ta shmangur krizën. Kërkuat emër jo-partiak? Ua dhamë. Po ose Jo! Lërini këto akrobacione”, thuhet në reagimin e deputetes Kica-Xhelili.

TË FUNDIT

TË FUNDIT