18.5 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

“Mëngjeset janë të hidhura”, dhimbja e nënës Ferdonije që s’u shua kurrë

Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur.

Për djemtë dhe bashkëshortin e saj të zhdukur ka folur nëna Ferdonije në shtëpinë muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.

Eshtrat e dy djemve të saj janë gjetur, ndërsa ende nuk është zbardhur fati i dy djemve tjerë si dhe bashkëshortit të nënës Ferdonije, e cila thotë se çdo ditë mendon për ta.

“Mëngjeset janë shumë të hidhura, zgjohem si një njeri që zgjohet vetëm. Kur vjen Elhamja ma heq atë mërzinë. Po njeriu mësohet të jetojë me mërzinë”, tha ajo për emisionin “Ora Shtatë”.

Ajo shton se asnjëherë nuk ka reshtur së kërkuari më të dashurit e saj, ndërsa shtoi se tani pengesë është vetëm lodhja fizike.

TË FUNDIT

TË FUNDIT