20.8 C
Mitrovice
E diel, 26 Prill, 2026
spot_img
spot_img

FSK-ja dërgon ekip në Gaza për përgatitjen e misionit paqeruajtës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së.

Bazuar në njoftimin zyrtar, gjatë kësaj vizite ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak dhe koordinimin e aktivititeteve të dislokimit për kontigjentin e FSK-së, që do të operojë në kuadër të misionit paqeruajtës të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza.

“Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

“FSK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në paqe dhe stabilitet global, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke forcuar partneritetet strategjike, promovuar sigurinë kolektive, si dhe duke vepruar në përputhje me standardet dhe vlerat ndërkombëtare për ruajtjen e paqes”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT