12.3 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Në Mitrovicën e Veriut është i pranishëm një memorial në cirilikë, ku UÇK-ja cilësohet si “t*rror*st*”

Një monument është i vendosur në territorin e Republikës së Kosovës, saktësisht në afërsi të urës së re të ndërtuar nga Qeveria në Mitrovicë.

Në të është një mbishkrim skandaloze në gjuhën serbe, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës cilësohet si “terroriste”, ndërsa nderohen persona që thuhet se kanë rënë “për mbrojtjen e atdheut”, në referencë për Serbinë, gjatë luftës në Kosovë.

Në pjesën kryesore të tekstit në krye të pllakës thuhet: Të rënë në luftë për mbrojtjen e atdheut nga bombardimet dhe UÇK-ja terroriste në rrethin e Mitrovicës së Kosovës.

Poshtë këtij titulli vijon një listë e gjatë me emra dhe mbiemra, të shoqëruar me vitet e lindjes dhe të vdekjes, ku shumica datojnë në periudhën e viteve 1998, 1999 dhe 2000.

Në krye të monumentit është vendosur një imazh fetar ortodoks, një figurë engjëlli.

Pikë së pari, kjo përfaqëson narrativën serbe, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpesh paraqitet si forcë “terroriste”. Pra, kjo është shtrembërim i realitetit. I faktit se kush ishte agresori dhe kush ishin viktimat gjatë kësaj periudhe. Pos kësaj ky mbishkrim skandaloz që UÇK-në e cilëson si “terroriste” nxitë përqarje dhe është provokues.

Së dyti, hapësirat publike në Kosovë menaxhohen nga autoritetet dhe rregullohen me ligje konkrete. Insajderit i është drejtuar Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal për të kuptuar se a kanë njohuri për praninë e këtij monumenti me përmbajtje skandaloze në një zonë ku Qeveria sapo ka përfunduar investimet.

Nëse po, a ka ndërmarrë Ministria ndonjë hap konkret drejt autoriteteve lokale për largimin e këtij monumenti që përmban gjuhë urrejtjeje dhe cenon rendin kushtetues?

A do të kërkohet inspektim për të parë se kush e ka lejuar këtë përmbajtje në hapësirë publike dhe kur pritet pastrimi i kësaj zone nga mbishkrimet e tilla?

Por deri në publikimin e këtij materiali nuk janë përgjigjur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT