15.5 C
Mitrovice
E premte, 24 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Arrestohet edhe një i dyshuar për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë

Është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër për rastin e organizimit të skemave piramidale të bixhozit të paligjshëm. Arrestimi i të dyshuarit të radhës, i cili ishte në kërkim policor raportohet se është kryer ne Mitrovicë, të enjten më 23.04.2026.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”– njofton Policia.

Më 18.04.2026 Prokuroria e Mitrovicës ka zhvilluar një aksion kundër bixhozit në disa qytete të Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj e Istog.

Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej një muaji për 19 të pandehurit në Mitrovicë, të dyshuar për këtë vepër penale.Masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata e Mitrovicës – dega në Vushtrri edhe ndaj gjashtë të pandehurve në Vushtrri dhe për dy të dyshuar nga Gjykata e Mitrovicës – dega në Skenderaj./kallxo.com

TË FUNDIT

TË FUNDIT