Sot do të zhvillohet një nga përballjet më të zjarrta të basketbollit kosovar aty ku në kuadër të gjysmëfinaleve të “Play-off”-it Trepça ballafaqohet me Pejën.
Të dy skuadrat po kalojnë në formë të mirë duke bërë që tifozët të presin spektakël basketbolli, raporton KlanKosova.tv.
KB Peja dhe Trepça hyn në këtë përballje me synime të qarta, vazhdimin në finale dhe rrugëtimin drejt titullit kampion.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim nga ora 19:30 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin “Sport 2” në “ArtMotion”./KlanKosova.tv.




