7.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

Ndalohet traktori që dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia, kapen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 5 mijë euro

Policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe ndalojë një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në fshatin Hodonovc, komuna e Kamenicës.

“Pas pranimit të informatave dhe vërejtjes së aktivitetit të dyshimtë në terren, njësitet patrulluese kanë reaguar menjëherë duke ndërmarrë veprime operative. Si rezultat, është ndaluar një mjet bujqësor (traktor), i cili dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë, në Republikën e Kosovës”, njofton policia.

Pas përcjelljes së vazhdueshme, “traktori është ndaluar në fshatin Hodonovc, ku në cilësi të të dyshuarit është intervistuar vozitësi i mjetit, personi L.H (1968)”.

“Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara, konkretisht pjesë për mjete bujqësore-traktorë në vlerën mbi 5 mijë euro”, vijon njoftimi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT