22.2 C
Mitrovice
E premte, 12 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Veseli i përgjigjet Grenellit: Albini është gënjeshtar!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadorit Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili sot gjatë ditës ka shkruar në Twitter se kërkesa për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe është kërkesë e SHBA-së.

Në përgjigjen e tij, Veseli ka shkruar se Albin Kurti është gënjeshtar.

Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

“Zoteri Ambasador, Albini eshte genjeshtar. Propozimi im per taksen eshte shume i qarte qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbeshtetur dhe ka bere fushate kunder tij. Une jam i shqetesuar me nxitimin e qeverise se re per t’u marre me kete ceshtje pa nje plan konkret, i cili vendos interesin me te mire te Kosoves ne rend te pare”, ka shkruar Veseli.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT