9.7 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Kurti thumbon opozitën: 4 veta në VV kanë më shumë vota sesa Hamza, 10 të tjerë më shumë se Abdixhiku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se legjislatura e dhjetë duhet ta zgjedhë presidentin pasi që duhet t’i evitojmë zgjedhjet e reja.

“I kemi veçse 113 ditë, rezultati i fundit i zgjedhjeve kurrë s’ka qenë më i qartë. Duhet të pranohet dhe respektohet rezultati i zgjedhjeve dhe te funksionalizohet ai. Si mazhorancë jemi me 66 deputetë, PDK duhet ta kuptojë që 22 deputetë janë 1/3 e mazhorancës”, deklaroi Kurti.

“Unë i kam ofruar Hamzës të bëhet një rrogadë në mes Albulena Haxhiut dhe Vlora Çitakut, le ta bëjnë atë kryetare të kuvendit ose Bedri Hamzën. Albulena Haxhiu bëhet nënkryetare edhe vazhdojmë tutje, besoni se kjo nuk është pak se Albulena Haxhiu ka më shumë vota sesa Bedri Hamza. Katër veta në Vetëvendosje kanë ma shumë vota sesa Bedri Hamza. Nëse e krahasoani me LDK 10 veta në Vetëvendosje janë më të votuar se Lumir Abdixhiku”, u shpreh Kurti. /Insajderi.org

TË FUNDIT

TË FUNDIT