Blerim Shala ka dhënë detaje të rralla për kohën kur ishte themeluar Gjykata Speciale.
Ai tregoi se si Hashim Thaçi u kishte thënë që nëse burgoset dikush, do të burgoset ai personalisht.
“Presioni shumë i madh amerikan. Hillary Clinton ka emëruar Clint Williamsonin, ai ka bërë raport që nuk është as mish as peshk, heq dorë prej trafikimit të organeve. Ndoshta krejt normalja ka qenë për me fajësu ose shfajësu palën kosovare, UÇK-në se a ka qenë të përfshirë në trafikim të organeve, se kjo ka qenë akuza më e madhe. Ne jemi në presion të jashtëzakonshëm, dështojmë një herë me votu Gjykatën Speciale, në fund votohet. Presioni ka qenë brutal, duhet me hek këtë hije mbi Kosovën. Kemi qenë në atë presion, ëshët votuar. Në fund Hashim Thaçi iu ka thënë kolegëve, nëse dikush burgoset burgosemi ne, unë edhe Kadri Veseli”, tha Shala në emisionin Pikë në Kohavision.




