14.2 C
Mitrovice
E hënë, 20 Prill, 2026

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë rrogë të vogël e fitim të madh

Kryeministri Albin Kurti sot me mëngjes në mbledhjen e Qeverisë,u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vijojnë sa më shpejt me miratimin e projektligjeve të reja.

Ai falënderoi të gjithë deputetët që votuan pro Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, megjithatë, sipas tij, miratimi i shqyrtimit të parë të këtij projektligji ka shqetësuar shumë kë.

“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, ka thënë Kurti.

TË FUNDIT

TË FUNDIT