9.5 C
Mitrovice
E diel, 19 Prill, 2026

Ministri shqiptar ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se ka pasur një takim me homologun serb, Marko Gjuriq në margjinat e forumit Antalya Diplomacy Forum 2026.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në fokus të diskutimit ka qenë edhe çështja e Kosovës, ku Shqipëria ka përsëritur qëndrimin e saj të qartë për njohjen.

Ai theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mbetet rruga e vetme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.

“Nënvizova domosdoshmërinë për të ruajtur, zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin rajonal si rruga më e besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, duke shmangur retorikën e pajustifikuar dhe të panevojshme. Shqipëria ka zgjedhur të investojë në qartësinë e pozicioneve të saj dhe konsistencën e politikës së saj të jashtme, si dhe në kontaktet njerëzore dhe në edukimin e një brezi të ri me një mentalitet të fortë evropian.

“Ne gjithashtu pranuam qëndrimet tona thelbësisht të ndryshme për Republikën e Kosovës. Përsërita qëndrimin e qartë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë mbi rëndësinë thelbësore dhe mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes përfundimtare të ndërsjellë, një rezultat që do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, shkroi Hoxha

TË FUNDIT

TË FUNDIT