15.4 C
Mitrovice
E hënë, 13 Prill, 2026

Ramadani paralajmëron krijimin e një partie të re politike në Kosovë: Do t’i lë në histori një pjesë të madhe të partive aktuale

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar se një parti e re do të krijohet në Kosovë.

Sipas tij, ky subjekt do t’i lë në histori një pjesë të madhe të partive aktuale.

Postimi:

Duket se e tëra është kthyer në njëlloj drame, sepse duket se politikanët kryesorë po duan që Kosova të mbetet në situata dramatike vazhdimisht.

Por, një gjë e besoj:

• nëse partitë politike nuk riorganizohen, qytetarët do të riorganizohen!

Pra, ka shumë qytetarë, aktivistë, kontribues dhe të rinj që janë të gatshëm të angazhohen për të ndërtuar diçka të re, për të formësuar një platformë të re që do të vjen në shprehje nëse partitë politike aktuale nuk riorganizojnë veten.

Një lëvizje e re popullore politike do të formësohet në periudhën e ardhshme dhe do të lë në histori një pjesë të madhe të partive politike aktuale.

TË FUNDIT

TË FUNDIT