12 C
Mitrovice
E diel, 12 Prill, 2026

U hodh nga kati i katërt në Mitrovicë, 48-vjeçari gjendet pa shenja jete – burime flasin për gjendje të rënduar emocionale

Një rast i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij.

Bëhet fjalë për Ilir Brahimin, i cili dyshohet se rreth orës 05:30 është hedhur nga kati i katërt i ndërtesës ku jetonte, në rrugën “Ali Zeneli”.

Sipas informatave fillestare, në momentin kritik ai kishte qenë i vetëm në banesë, pasi bashkëshortja nuk ndodhej aty.

Burime të afërta me familjen bëjnë të ditur se viktima kishte shfaqur gjendje të rënduar emocionale kohëve të fundit dhe se natën para ngjarjes nuk kishte fjetur fare.

Policia dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku rreth orës 05:36 është konstatuar vdekja e viktimës.

Në lokacion kanë dalë njësitet e hetimeve të stacionit, hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar për krime të rënda, të cilët kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Rreth orës 08:00, trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe mbetet në hetim.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT