Doktoresha Diellza Lipovica është mjeke familjare në QKMF të Mitrovicës dhe punon me orar të pasdites nga e hëna deri të premtën.
Shumë pacientë të saj në adresë të Ditorit e kanë vlerësuar shumë lartë profesionalizmin e saj dhe sjelljen shembullore që ajo ka me ta.
Nevojtarët e shëndetit kanë thënë se ajo përveç afërisë dhe sjelljes shembullore me ta, Lipovica është treguar edhe shumë profesioniste në identifikimin e telasheve të tyre shëndetësore.
Nuk është e rastësishme që ajo sot është nga mjeket familjare më të kërkuara nga të gjitha gjeneratat kur u duhet kontrolla në mjekësinë e përgithshme familjare.
Është e vërtetë se mantelbardhët sot janë heronjtë tanë, por Diellza është superheroina e mantelbardhëve./Ditori/



