13.5 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Shkëmbimi i territoreve, Thaçi: Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga çelia e Hagës ka komentuar idenë e tij për shkëmbim të territoreve me Serbinë.

Në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung, ai ka bërë me dije se ky propozim kishte për qëllim sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi im kryesor ishte sigurimi i një paqeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, që do t’u mundësonte të dyja vendeve të ecin përpara dhe Kosovës integrim të plotë ndërkombëtar. Do të ishte e pafalshme të lihen probleme të pazgjidhura për brezat e ardhshëm”, është shprehur Thaçi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT