Kryetari Lushtaku njofton për mbylljen e dy ambulancave ilegale në Banjë dhe në Syrigane: “Menaxhoheshin nga strukturat paralele serbe”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për mbylljen e dy Ambulancave të Mjekësisë Familjare në fshatrat Banjë dhe Syriganë, pas konstatimit të funksionimit të tyre ilegal.
Sipas Lushtakut, këto ambulanca po operonin jashtë sistemit ligjor të Republika e Kosovës, nën menaxhimin e strukturave paralele serbe.
Ai ka theksuar se pas verifikimeve janë gjetur shkelje serioze, përfshirë medikamente pa banderola, barna me afat të skaduar si dhe përdorim të vulave dhe recetave pa prezencën e mjekut.
“Kjo situatë përbën rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve,” ka deklaruar ai, duke shtuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe janë njoftuar institucionet përkatëse, përfshirë Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
Lushtaku ka bërë të ditur se këto institucione shëndetësore mund të rifillojnë punën vetëm pasi të integrohen plotësisht në sistemin shëndetësor të Kosovës dhe të respektojnë ligjet në fuqi, me qëllim garantimin e sigurisë dhe shëndetit të të gjithë qytetarëve pa dallim.
https://www.facebook.com/share/p/1Gq93SKCPo/?mibextid=wwXIfr



