Në Kuvendin e Kosovës është miratuar rezoluta e PDK-s për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave të luftës në Kosovë.
“Miratimi i kësaj rezolute është dëshmi se kur ka vullnet politik, institucionet tona mund të veprojnë të bashkuara në mbrojtje të vlerave themelore të shtetit tonë.Partia Demokratike e Kosovës thekson se mbrojtja e së vërtetës për luftën çlirimtare dhe respekti për viktimat nuk janë çështje e debatit politik, por obligim i përhershëm institucional dhe moral.PDK do të vazhdojë të jetë e angazhuar që vendime të tilla të zbatohen në praktikë dhe që e vërteta historike të mbrohet nga çdo përpjekje për shtrembërim apo relativizim. PDK falënderon të gjithë deputetët që sot votuan këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për të vërtetën historike dhe dinjitetin e viktimave të luftës”, thotë PDK.


