Një incident i rrezikshëm është regjistruar në Skenderaj, ku një i mitur ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 15:00, ku siç mëson Sinjali, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë.
Sipas informacioneve, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer një bombolë gazi e zbrazët, e cila ka shkaktuar djegie në fytyrën e të miturit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë hetimore, forenzika dhe njësitë reaguese, të cilat gjatë ekzaminimit kanë konstatuar se nga zjarri kanë shpërthyer edhe dy sprej (boca) që ishin hedhur në mbeturina. /sinjali



