7.7 C
Mitrovice
E martë, 31 Mars, 2026

Maqedonci takon komandantin shqiptar të marinës amerikane, USS Pearl Harbor

Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim komandantin e anijes amfibe zbarkuese USS Pearl Harbor, Alban Dervishi, oficer i Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara me prejardhje shqiptare.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendësministrat e Mbrojtjes, Gegë Lleshi dhe Enis Kervan.

Gjatë takimit, Maqedonci vlerësoi përkushtimin, profesionalizmin dhe suksesin e komandant Dervishit, duke theksuar se ai përfaqëson një shembull të rolit në rritje të shqiptaro-amerikanëve në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes së SHBA-së. Sipas tij, Dervishi mishëron vlerat e shërbimit, përgjegjësisë dhe lidershipit.

Nga ana e tij, komandant Alban Dervishi u shpreh se ndihet i nderuar për vizitën në Kosovë, duke vlerësuar arritjet e vendit, veçanërisht në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të mbrojtjes.

Ministri Maqedonci e falënderoi për vizitën dhe ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se SHBA-ja mbetet aleati strategjik dhe i pazëvendësueshëm i vendit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT