Kosova do të jetë nikoqire e Turqisë në finalen e play-offit të kualifikueseve për Kupën e Botës FIFA 2026.
Para kësaj përballjeje shumë të rëndësishme, mediat turke raportojnë për një problem të papritur i cili është shfaqur.
“Ndërsa emocionet janë në kulm për këtë ndeshje të madhe, një çështje e papritur ka dalë në skenë”, shkruan mediumi turk Fotomac.com.tr duke cituar Daily Sabah.
Sipas raportimeve të “Sabah”, në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili ka kapacitet prej 13,900 vendesh, për shkak të kufizimeve të kuotës, tifozëve turq u janë ndarë vetëm 700 bileta.
Numri i kufizuar i biletave për protokollin ka vënë në vështirësi zyrtarët e Federatës Turke të Futbollit (TFF), raportojnë mediat turke.
Ndërkohë, Kosova ka njoftuar se për tifozët që nuk do të mund të hyjnë në stadium, do të vendosen ekrane gjigante në sheshin e qytetit.



