8.2 C
Mitrovice
E diel, 29 Mars, 2026

Fitorja e 18-të rresht për Trepçën në Superligë

Trepça po shfaqet e pandalshme në prag të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën mbrëma në “Minatori”, në praninë e pak shikuesve, Trepça fitoi ndaj Borës me rezultat 79:64. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të stinorit të rregullt. Për “xehetarët” ishte fitorja e 18-të rresht.

Humbjen e fundit mitrovicasit e kanë pësuar më 7 dhjetor, nga Vëllaznimi.

Trepça i ka 49 pikë në vendin e parë, prej të cilit edhe do të startojë në gjysmëfinale të plejofit. Bora do të luajë në çerekfinale, kurse starton nga pozita e tretë.

Ndaj Borës, skuadra e Adis Beqiragiqit dominoi nga fillimi. Dhe fitoi pa telashe.

Statistikat më të mira i kishte Sek Henry me 13 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Drilon Hajrizi e ndihmoi fitoren me 12 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

Shaquan Jules ishte më i miri te Bora e Prishtinës me 20 pikë e 16 kërcime./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT